Rajoni/Bota Më shumë

Izraeli sërish kërkon evakuim, operacion kundër Hamasit

Prej tvteuta13:48, 24 Gusht 2024

Ushtria izraelite po planifikon një operacion të ri ushtarak në Rripin e Gazës pas sulmeve të përsëritura me raketa nga kjo zonë. Një zëdhënës i ushtrisë tha se në një thirrje në gjuhën arabe u është kërkuar banorëve të disa lagjeve në veri të Gazës që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të vendosen në perëndim të qytetit të Gazës.
Për shkak të bombardimeve të vazhdueshme nga kjo zonë, ushtria dëshiron të ndërmarrë veprime kundër Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste, tha zëdhënësi i ushtrisë. Organizatat humanitare i kritikojnë me forcë thirrjet e rregullta që Izraeli u drejton civilëve në Rripin e Gazës për t’u larguar nga vendbanimet e tyre. “Urdhërat e vazhdueshme për evakuim po i sfilitin familjet në Gazë dhe po e bëjnë shpëtimin e jetëve jashtëzakonisht të vështirë” – tha Martin Frick, drejtori i zyrës të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së në Berlin. “Prej urdhrave të njëpasnjëshme për evakuim që nga tetori i vitit 2023 në Gazë është zhvendosur thuajse çdo banor i saj”.
Në bisedimet e zhvilluara në Kajro për një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe militantëve islamikë Hamas në Rripin e Gazës “janë bërë përparime” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby. Tani të dyja palët duhet të “takohen dhe të punojnë drejt zbatimit të saj”.
Kirby i quajti bisedimet e zhvilluara në Kajro si një hap paraprak për negociata të mëtejshme. Sipas tij në raundin e ri të negociatave në kryeqytetin egjiptian merr pjesë edhe shefi i CIA-s, Ëilliam Burns. Pala izraelite përfaqësohet në Kajro nga shefat e shërbimit sekret David Barnea dhe Ronen Bar. Izraeli dhe Hamasi nuk negociojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin; por përmes SHBA-së, Katarit dhe Egjiptitqë veprojnë si ndërmjetës në bisedimet indirekte.

  • 1

    Radio