Aktuale Më shumë

ISIS kërcënon drejtuesit e “Facebook”-ut dhe “Twitter”-it

Prej tvteuta16:05, 25 Shkurt 2016

Shteti Islamik ka publikuar një video ku kërcënon drejtuesin e “Twitter”-it, Jack Dorsey dhe atë të “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg.

Në video shihet se si ata “qëllohen” me plumba.Sipas medieve ndërkombëtare, ISIS është kundërpërgjigjur pas marrjes së masave nga rrjetet sociale për të bllokuar videot me përmbajtje terroriste.Në video terroristët pretendojnë se kanë në kontroll më shumë se 10 mijë llogari në “Facebook”, 150 grupe në këtë rrjet social dhe 5 mijë llogari në “Twitter”.

Përfaqësuesit e dy kompanive ishin në një takim me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë për të arritur një marrëveshje për të ndaluar propagandën e terroristëve online.

  • 1

    Radio