Ish zyrtarët e PSP do të formojnë parti të re?
Prej tvteuta19:03, 14 Gusht 2023
Disa nga zyrtarët e deritanishëm të Partisë Socialiste Popullore (SNP), një pjesë e të cilëve janë  ende në qeverinë e vendit, planifikojnë të formojnë parti të re në shtator, kohë në të cilën presin të formohet qeveria e re.
Në muajin e fundit ka pasur ndryshime të rëndësishme sa i përket formimit të kësaj partie, dhe para së gjithash është bërë e qartë se në krye të saj nuk do të jetë presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, siç u spekulua në opinion.
Ai e ka mohuar disa herë se do të jetë pjesë e ndonjë lëvizjeje të re dhe se do të vazhdojë të jetë nënkryetar i Evropa Tani. Në media ka pasur informacione jozyrtare se në partinë e re nuk do të jetë as Aleksandar Damjanoviq, i cili u largua nga PSP në vitin 2017, por tani, po ashtu jozyrtarisht, dëgjohet se themeluesit e saj janë shumë të interesuar që ta kenë në radhët e tyre, ndoshta edhe si lider.
Që nga themelimi i saj, PSP ka pësuar disa ndarje, kështu që nga klubi më i madh në Kuvend në zgjedhjet e fundit mezi e kaloi pragun, ndërsa në Podgoricë nuk ka më asnjë këshilltarë. Së fundmi nga kjo parti janë larguar Danijela Gjuroviq, Marko Kovaç, Miomir Vojinoviq dhe Nebojsha Vuksanoviq, të cilët janë distancuar nga ajo pas shpalljes së vendimit për pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet parlamentare. Sipas informacioneve nga disa burime, ata fillimisht do të regjistrohen si grup qytetarësh.