Politikë Më shumë

Ish pushtetarët formojnë Klubin e Podgoricës 

Prej tvteuta10:21, 1 Shkurt 2019

Klubi i Podgoricës, në të cilin do të jenë ish presidentët dhe kryeministrat e shteteve të rajonit, do të formohet sot në kryeqytetin e Malit të Zi. Anëtarë të Klubit të Podgoricës, do të jenë ish presidentët dhe kryeministrat e Malit të Zi, Serbisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës, Sllovenisë, Maqedonisë, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nga kabineti i ish presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, është kumtuar se qëllimi i klubit të Podgoricës është që ti kontribuojë zhvillimit të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal dhe afirmimit të rajonit. Në themelimin e Klubit të Podgoricës, përveç Vujanoviqit, do të jenë të pranishëm edhe ish presidenti i Këshillit të BH, Zllatko Llagumxhia, ish presidentët e Maqedonisë dhe të Sllovenisë, Branko Crvenkovski dhe Danillo Tirk. Në këtë takim është dashur të marrin pjesë edhe ish presidentët e Shqipërisë dhe të Kosovës por për arsye të obligimeve të marra më parë ata nuk do të jenë prezent.

  • 1

    Radio