Sporti Më shumë

Ish-futbollisti i Real Madridit denohet me nëntë vite burg

Prej tvteuta17:43, 19 Janar 2022

Ish-ylli i Real Madrid dhe Manchester City, Robinho është dënuar me nëntë vjet burg për përdhunim.

Gjykata e Kasacionit në Romë hodhi poshtë një apel të ish-reprezentuesit brazilian dhe Ricardo Falco – një mik i ish-lojtarit, në lidhje me incidentin, i cili ndodhi në vitin 2013.

Robinho u dënua për përdhunim në vitin 2017 me një dënim me nëntë vjet burg të dhënë nga gjykatat, por procesi i tij i apelit në gjykatat italiane ka vazhduar në vitet që nga ajo kohë.

Ish-lojtari hodhi poshtë vazhdimisht pretendimet se ai mori pjesë në një përdhunim në grup të një femre shqiptare 22-vjeçare në klubin e natës Sio Cafe në Milano në janar

Vendimi i fundit i gjykatës në Romë është një dënim i formës së prerë, pa vend për apelime të mëtejshme me fillimin e menjëhershëm të dënimit.

  • 1

    Radio