Ish-Drejtori I Policisë Slavko Stojanoviq është arrestuar

Prej tvteuta14:52, 18 Nëntor 2023

Në mëngjes, zyrtarët e Departamentit të Policisë Speciale kanë arrestuar ish-drejtorin e Drejtorisë së Policisë, Slavko Stojanoviq, nën dyshimin se ka kryer veper penale keqpërdorim te detyrës zyrtare dhe kontrabandë, në lidhje me kontrabandën me cigare. Pas arrestimit, Stojanoviq është dërguar në ambientet e Departamentit të Policisë Speciale, ku është marrë në pyetje.

Siç tha për RTCG prokurori i shtetit dhe zëdhënësi i Prokurorise Speciale te Shtetit, Vukas Radonjiq, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, Departamenti i Policisë Speciale ka ndaluar S.S., ish-drejtorin e Administratës së Policisë, si dhe kanë arrestuar I.B.

Sipas Radonjiqit, ata janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kontrabandë.
Stojanoviq sot duhet të dërgohet në Prokurorin Speciale te Shtetit, ku do të merret vendimi për ndalimin deri në 72 orë.
Jozyrtarisht mësojmë se i arrestuari i dytë është Igor Baçoviq nga Nikshiqi. Ai është pronar i një kompanie transporti.

Pas arrestimit, Baçoviq është dërguar në ambientet e Departamentit të Policisë Speciale për t’u marrë në pyetje.

Stojanoviq e kaloi jetën e tij të punës në polici deri në pensionimin e tij. Nga viti 2013 deri në mars te 2018 ka qenë drejtor i Administratës së Policisë.
Pasi pushoi së kryeri funksionin e drejtorit të policisë në shtator te 2018, Qeveria e Malit të Zi, kryeministër i së cilës ishte Dushko Markoviq, e emëroi Stojanoviqin si sekretar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ai kaloi disa kohë në atë pozicion, dhe më pas u kthye në polici, pas së cilës doli në pension në janar te vitit 2021.

  • 1

    Radio