Isa Mustafa qëllohet me vezë në Kuvend
Prej tvteuta14:46, 23 Shtator 2015
Deputetët e partive opozitare në Kosovë kanë hedhur vezë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë kohës që ai po raportonte në seancë për 4 marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë.
Pas rrëmujës së krijuar, kryeparlamentari Veseli ndërpreu seancën, ndërsa deputetët e koalicionit qeverisës u larguan në zyrat e grupeve parlamentare.Përfaqësuesit e opozitës thanë se, ky aksion brenda Kuvendit ishte koordinuar më herët dhe kishte për qëllim poshtërimin e kryeministrit, e jo dëmtimin e tij, ndërsa përfaqësuesit e koalicionit qeverisës e vlerësuan gjestin e opozitës si veprim rruge.