Rajoni/Bota Më shumë

IS merr përgjegjësinë për sulmin në Londër

Prej tvteuta16:35, 23 Mars 2017

Shteti Islamik ka marrë përsipër autorësinë e sulmit terrorist në Londër. Përmes kanaleve ekstremistë të informacionit, Shteti Islamik e quan autorin e sulmit “një ushtar të tijin”. Në deklaratën e marrjes së përgjegjësisë për aktin makabër, që goditi zemrën e Londrës, ekstremistët lëvdojnë aktin dhe kërcënojnë me sulme të tjera.

Identiteti i autorit të sulmit ende nuk është bërë publik, por kryeministrja Theresa May deklaroi para deputetëve britanikë se ainuk ishte në listën e personave nën mbikëqyrjen e shërbimeve inteligjente. Kjo sipas mediave britanike, vërteton evoluimin e terroristëve dhe mundësinë se të tjerë persona si autori i sulmit në fjalë kanë mundur të infiltrohen në Perëndim. Nga sulmi gjetën vdekjen pesë persona, mes tyre edhe një oficer i policisë. Ndërkohë, autori i masakrës u ekzekutua në vendngjarje nga autoritetet e sigurisë.

  • 1

    Radio