Sporti Më shumë

Irving shkëlqen në rikthim te Dallasi

Prej tvteuta15:29, 19 Mars 2023

Kyrie Irving shënoi 38 pikë dhe e bëri pasimin vendimtar kur u shënua nga vija për tri pikë dhe në fund, Dallas Mavericks arriti të fitojë ndaj Los Angeles Lakersit.

Anthony Davis i Lakersit realizoi 26 pikë dhe 10 kërcime, por e humbi njërën prej dy gjuajtjeve të lira kur kishin mbetur edhe 6.7 sekonda deri në fund.

Irving, i cili u rikthye nga lëndimi i gjurit, më pas pasoi për Maxi Kleber, i cili i dha fitoren Dallasit, 111:110.

Dallas Mavericks mbetet në vendin e gjashtë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Lakersi është në pozitën e 10-të.

  • 1

    Radio