Politikë Më shumë

IRSH nuk ka dorëzuar padi ndaj partive politike

Prej tvteuta10:01, 13 Janar 2018

Institucioni Revizor i Shtetit nuk ka dorëzuar fletëpadi penale kundër partive politike, edhe pse disa raporte financiare  tregojnë për parregullsi të shumta. Anëtari i Senatit të Institucionit revizor të shtetit, Nikolla  Kovaçeviq ka theksuar se ky institucion deri tani nuk ka vërtetuar se ekzistojnë dyshime të bazuara se janë bërë vepra penale andaj edhe nuk ka dorëzuar kallëzime penale.

Raportet e Institucionit Revizor janë publike dhe secili që mendon se ekzistojnë elemente të veprave penale mund të dorëzojë fletpadi penale në prokurorinë kompetente,  ka deklaruar Kovaçeviq për gazetën “Vjesti”.

  • 1

    Radio