Irfan Domnori lirohet nga burgu. I ndalohet hyrja edhe për 3 muaj
Prej tvteuta10:22, 7 Janar 2020
Shtetasi i Shqipërisë Irfan Domnori, i cili tek ne u bë i njohur për dënimin që iu dha për ngritjen e flamurit, u lirua dje nga burgu në Mal të Zi, mëson TV Teuta. Domnori i ndal nga policia me pretekstin se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, por sipas burimeve pranë tij kjo është mohuar kategorikisht. Pas lirimit, Domnori për media njoftoi se sipas vendimit të policisë ai është ndaluar për ngritjen e flamurit në Triesh me rastin e vendosjes së bustit të Skenderbeut në muajin tetor. Për këtë ai u dënua me 10 ditë burgim dhe 3 muaj ndalim hyrje në Mal të Zi.