Sporti Më shumë

Irani me meritë fundos në fund Uellsin (VIDEO)

Prej tvteuta18:00, 25 Nëntor 2022

Irani ka mposhtur Uellsin, me dy gola krejt në fund të minutave shtesë, diçka që e meritonte për lojën që e tregoi.

Pjesa  e parë u dominua nga Uellsi, por në pjesë e dytë Irani e pati nën kontroll lojën, duke patur shumë raste. Portieri i Uellsit u përjashtua me të kuq pas ndërhyri shumë keq, duke ia pamundësuar një gol Iranit.

Në minutat shtesë, Cheshmi shënoi në minutën e fundit të shtesës, të 98-ën, me një super goditje nga distanca. Pasi Uellsi provoi të barazojë, një kundërsulm i Iranit rezultoi sërish me gol, nga Rezaeian.

Tani Irani është në vendin e dytë në grup, me tri pikë, baraz me Anglinë, e cila luan sot kundër SHBA-së.

Ndërsa gjasat që Uellsi të kalojë tutje pothuajse janë shuar, pasi tani ka vetëm një pikë dhe ndeshjen e radhës e ka kundër Anglisë.

Irani ka rikthyer krenarinë, pasi humbi 6-2 nga Anglia në ndeshjen e tyre hapëse.

  • 1

    Radio