Investitorët e turbinave me erë në Mozhur qëndruan në Ulqin
Prej tvteuta8 August 2019

Investitorët e turbinave me erë në Mozhur qëndruan sot për vizitë në Komunën e Ulqinit, ku u pritën nga kryetari Loro Nrekiq dhe sekretari për buxhet dhe financa, Sead Osmanoviq . Kompanija Enemalta plc është prestigjioze në sektorin e prodhimit të energjisë diellore dhe prej disa vitesh vepron dhe në qytetin tonë. Mysafirët u interesuan për zgjerimin e veprimtarisë së tyre dhe obligimet që ata kanë ndaj komunës respektivisht organeve shtetërore. Kryetari Nrekiq tha se Komuna e Ulqinit është tejet e interesuar për bashkëpunim dhe se tek ajo investitorët mund të llogarisin ne nje partner të sinqertë. Ai u interesua edhe për punësimin e komunitetit dhe angazhimin e ndërmarrjeve lokale në projektin e kësaj kompanise. Enemalta plc dhe ajo kineze Shanghai Electric Power Engineering pritet që së shpejti të realizojnë vazhdimin e projektit të tyre në Mozhur dhe me këtë rast e ftuan kryetarin Nrekiq që të jetë mysafirë i kompanisë në Panairin e Shangait dhe të njihet për së afrmi me të arriturat botërore dhe inovacionet në fushën e energjisë diellore.