Interesim i madh për shërbimin ushtarak vullnetar

Prej tvteuta16:56, 30 Janar 2019

Ministria e mbrojtjes e Malit të Zi ka shpallur konkurs për 50 të rinj që duan vullnetarisht të kryejn shërbimin ushtarak. Nënkoloneli Veselin Pejoviq, i cili ishte mysafir në emisionin e mëngjesit në TV Teuta konfirmoi se interesimi i treguar deri tani është shumë i madh, dhe se aplikantë ka edhe nga Ulqini. Për aplikim kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere ; të jenë në moshë prej 18 deri në 25 vjeç,  të kenë nënshtetësinë malazeze dhe jo të një shteti tjetër, të jenë në gjendje të mirë psiko-fizike, dhe të mos jenë në ndjekje penale. Kandidatët kanë të siguruar akomodimin dhe ushqimin, si dhe pagën prej 275 eurove në muaj.

  • 1

    Radio