Interesim i larte per Panairin e librit ne Tirane
Prej tvteuta13:14, 17 Nëntor 2019
Gjatë Panairit të librit Tiranë 2019 është vërejtur dukshëm edhe prezenca e pjesemarresve nga Mali i Zi sic eshte shkrimtarit dhe përkthyesi nga Komuna e Tuzit, Nikollë Berishaj I cili në Panairin e Tiranës u paraqit me dy përkthime nga sllovenishtja, me romanin “Atë natë e pash” të autorit Drago Jançar dhe romanin “Këmbët e derrit” të autorit Tadej Golob. Berishaj poashtu ishte pjesëmarrës edhe në seminarin me temën “Përvojat në përkthimin e letërsisë më të mirë evropiane”. Kurse ne stendat e Panairit të shtëpisë botuese ” Faik Konica” ishte I pranishëm edhe libri ” Udhëtim në kështjellat ilire në Mal të Zi” të autorit Gazmend Çitaku, liber i cili qe nga publikimi ka pasur interesim dhe vleresim te larte nga opinioni.