Instituti i Malit të Zi: Çertificatë për cilësi të ujit NP “Ujësjellës kanalizime “
Prej tvteuta17 February 2017
Ditë më parë Instituti i Malit të Zi për certifikim dhe kualitet të ujit ka ndarë certificatë Ndërmarrjes Komunale “Ujësjellës Kanalizime”ku ka vlerësuar se uji nga sistemi i ujësjellësit është i kualitetit të lartë,dhe se qytetarët e komunës së Ulqinit mund ta përdorin për pije pa asnjë hezitim. “Pas shumë debatave që kanë qarkulluar nëpër media e që vinin nga adresat e ndryshme që uji nga ujësjellësi I Ulqinit nuk mund të përdoret për pije, që ka ndikuar tek një numër i konsiderueshëm qytetarët tanë të mos përdorin ujin nga ujësjellësi jonë,kemi një konfirmim nga Instituti i Malit të Zi për certifikim dhe kualitet të ujit , që pikërisht ky ujë është i kualitetit të lartë,dhe se nuk ka arsy të krijohet agoni tek qytetarët,pra me këtë certifikat është treguar se në këtë ujësjellës përdoret sistemi” HACCP” i certifikuar” deklaroi për televizionin Teuta Fehim Avdiu ,drejetor i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës Kanalizime” Rikujtojmë që në analizat e mëhershme që u bënë në gjysmën e dytë të vitit 2016 figuronte rritje e konsiderueshme e manganit,kështu që uji nuk mund të konsumohej për pije për disa muaj në komunën e Ulqinit.