Aktuale Më shumë

Inspeksioni i tregut: Parregullsitë më të shumta në Budva, Tivar dhe Ulqin

Prej tvteuta18:29, 27 Korrik 2022

Inspektimi i tregut ka pasur numrin më të madh të kontrolleve gjatë këtij sezoni dhe ka konstatuar se numri më i madh i parregullsive është në Budva, pasuar nga Tivari dhe Ulqini.

“Ajo që është veçuar  nga parregullsitë gjatë këtij sezoni turistik veror është puna në festa kombëtare dhe puna të dielave, gjë që është e ndaluar me ligj, kemi pasur 12 objekte që i kemi mbyllur që nga fillimi i korrikut e deri më sot sepse kanë qenë duke punuar në ditët e festave dhe të dielave. Këtë javë një numër i madh i rasteve të tilla janë regjistruar në Herceg Novi, pastaj në Kotor dhe Budva”, tha kryeinspektorja e tregut Marina Radulloviq.

Sipas saj, konsumatorët më së shumti janë duke i kontaktuar për shkak se çmimet nuk janë të publikuara si duhet dhe nuk janë të sigurt nëse një produkt përmban një çmim apo një çmim tjetër. “Kemi pasur edhe disa raporte kur bëhet fjalë për kthimin e kusurit dhe mund t’ju them se kemi pasur kontrolle të shumtë në atë drejtim”, tha Radulloviq.  Ajo theksoi se Drejtoria për Inspeksione organizon çdo verë kontrolle të shtuara, veçanërisht në komunat bregdetare ku janë të përfaqësuar inspektorët e tregut, inspektorët e punës dhe inspektorët shëndetësor e sanitar.

  • 1

    Radio