Sociale Më shumë

Inspeksionet : 807 kontrolle, 1007 parregullsi

Prej tvteuta18:37, 9 Gusht 2021

Që nga 12 korriku shërbimet kontrolluese  që veprojnë brenda Drejtorisë për Çështjet të Inspektimit filluan me mbikëqyrje dhe kontrolle të intensifikuara, veçanërisht në bregdet. Në këtë periudhë vetëm në Ulqin janë shqiptuar gjoba në masën prej rreth 154.000 euro. Kryeinspektorja turistike dhe koordinatorja për Ulqinin, Svetllana Shljivançanin, tha se gjatë kësa kohe janë kryer 807 inspektime dhe janë identifikuar 1,007 parregullsi, kryesisht të lidhura me punëtorë të paregjistruar, mungesë të librezave shëndetësore dhe fillimin e aktiviteve afariste pa lejet përkatëse.

“Kemi vërejtur se disa subjekte hotelierike përsërisin parregullsitë dhe shkelin dispozitat nga viti në vit, dhe për këtë nuk mund të ketë justifikime. Kur bëhet fjalë për plazhet, numri më i madh i parregullsive ka të bëjë me numrin e pamjaftueshëm të shpëtimtarëve në plazh. Në fillim kemi dhënë 59 vendime që ndalojnë aktivitetet që zonën e plazheve, sepse një numër qiramarrësish filluan biznesin dhe morën me qira mobilje plazhi pa një kontratë me ndërmarrjen “Të Mirat Detare”. Më duhet të lavdëroj qiramarrësit e plazheve në Ulqin, ku aktualisht nuk ka asnjë plazh të vetëm që nuk ka leje pune.”

Shljivançanin thotë se avantazhi i Ulqinit është Plazhi i Madh, ku për shkak të hapësirës së madhe, qiramarrësit kanë kushtet e nevojshme të respektojnë masën e distancës midis mobiljeve dhe të respektojnë pjesën e detyrueshme të lirë të plazhit, gjë që nuk ndodh në disa qytete tjera bregdetare.

“Vizitorët padyshim që vërejnë parregullsi dhe i raportojnë ato. Konkretisht në Ulqin, ne kemi 55 ankesa të raportuara nga qytetarët dhe ato kanë të bëjnë kryesisht me numrin e pamjaftueshëm të shpëtimtarëve, për çka kemi njëfarë mirëkuptimi, por u bëjmë thirrje qiramarrësve të plazhit se nuk mjafton vetëm të kesh një licencë të shpëtimtarëve, por edhe se ata duhet të jetë në plazh në çdo kohë të ditës. Në atë pjesë, ne po përpiqemi të bëjmë lëshime, sepse mungesa e shpëtimtarëve është një nga problemet që qiramarrësit na paraqitën edhe para fillimit të sezonit. “

Shljivançanin thotë se numri i inspektorëve në Ulqin është më i vogël se vitet e kaluara, dhe nuk pajtohet me deklaratat se Ulqini është shënjestër e organeve inspektuese për shkak të rritjes së numrit të mysafirëve. Lidhur me ankesat e gastronomëve për masat anticovid, ajo tha se disa janë të drejta dhe disa jo, kurse Ministria e Shëndetësisë, sipas mendimit të saj.  po miraton rregulla që janë në përputhje me ato në vendet evropiane, dhe të cilat duhet të respektohet.

  • 1

    Radio