Aktuale Më shumë

Iniciativë për dekorimin e z. Zyhni Beqiraj “Qytetar Nderi i Komunës së Ulqinit”

Prej tvteuta19:40, 29 Dhjetor 2022

Kumtesë për opinion

Sot, u.d. drejtoresha e NP-së “Qendra për Kulturë – Ulqin, Adriana Hoxha, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba, kryetari i Fondacionit “Lika”, Jusuf Cufo Lika dhe kryetari i OJQ-së “Oda e Artistave”, Cani Lazoja, nënshkruan iniciativën, të cilën ia dërguan kryetarit të Komunës së Ulqinit si propozim për dekorimin e z. Zyhni Beqiraj “Qytetar Nderi i Komunës së Ulqinit”.
Zyhni Beqiri është intelektual, pedagog, politikan, artist, qytetar i ndërgjegjshëm, personalitet dinjitoz, i thjeshtë dhe i paimponuar, njeri i dashur, modest dhe ulqinak i denjë. Andaj, edhe pse me vonesë, me nismën tonë, e konsiderojmë korrekte që z. Zyhni Beqiraj të dekorohet me titullin “Qytetar Nderi i Komunës së Ulqinit” për kontributin e tij dhe angazhimin në përparimin dhe prosperitetin e reputacionit të ulqinakëve dhe Ulqinit, në ruajtjen e historisë, kulturës, identitetit, e trashëgimisë tonë kulturore.
Shpresojmë që iniciativa jonë të gjejë mbështetje!

Shërbimi për informim i Qendrës për Kulturë – Ulqin

  • 1

    Radio