Aktuale Më shumë

Inflacioni në prill 1.9 për qind

Prej tvteuta10:16, 18 Maj 2022

Çmimet e mallrave dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, në muajin prill, krahasuar me muajin mars, janë mesatarisht mbi 1.9 për qind,trgojnë të dhënat e Monstat-it. Çmimet e konsumit në muajin prill, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ishin  më të larta mesatarisht 11.2 për qind.

“Ndikimin më të madh në normën mujore të inflacionit e ka pasur rritja e çmimeve në grupet e karburanteve dhe lubrifikantëve për mjete motorike, perime, qumësht, djathë dhe vezë, veshje, mish, bukë dhe drithëra, transport rrugor dhe shërbime akomodimi”, kumtoi Monstat.  Çmimet e konsumit në periudhën janar-prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shënuan rritje mesatarisht 8.3 për qind.

  • 1

    Radio