Incidente te renda, deputetet e Frontit demokratik hedhin mjet piroteknike me tym ne Kuvendin e Malit te Zi,
Prej tvteuta02:49, 27 Dhjetor 2019
Pas miratimit ne parim te Propozim Vendimit mbi lirine e feve dhe votimit kunder te dy amandamenteve, ne sallen plenare te Kuvendit deputetet e Frontit Demokratik kane hedhur mjete piraterike qe shkaktojne tym dhe menjehere seanca eshte nderprere sepse kane vijuar incidente te renda. Deputetet e FD jane versulur drejte foltores se kryetarit dhe nenkryetareve per te pamundesuar vazhdimin e votimit. Ata kane thyer disa paisje teknike, kane perdorur fjale fyese te renda, si dhe tentime te sulmeve fizike ndaj deputeteve tjere qe e perkrahin ligjin ne fjale. Sherbimet e kuvendit kane reaguar menjehere, kurse deputetet e FD pas incidenteve te shkaktuara, policia i ka larguar nga Kuvendi per ne Qendren e mbrojtjes ne Podgorice per tu deklaruar. Deputeti Krivokapiq poashtu ishte ne tapetin e fyerjeve, kurse deputetja e FD Marina Jociq e ka gjuajtur me shishe.