Aktuale Më shumë

Incidente në ndeshjen Deçiq-Buduqnost: Gjuajtje me karrige dhe gurë

Prej tvteuta18:25, 5 Mars 2022

Ndeshja e xhiros së 23-të E Ligës së Parë Malazeze në Tuz, ndërmjet Deçiq dhe Buduqnost, është ndërprerë në minutën e 17-të për shkak të trazirave në tribunën lindore. Sipas informacioneve jozyrtare nga portali RTCG, lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar një person, ndërsa është në proces identifikimi i pjesëmarrësve të tjerë në këto  trazira.

Ende nuk ka informacione të sakta se si ka ardhur deri tek incidentet, e as se si është lejuar që tifozët e dy skuadrave të gjenden pranë njëri tjetrit, vetëm me një rrjetë ndarëse.  Në momentin e ndërprerjes së lojës Buduqnost ishte në avantazh një me zero

  • 1

    Radio