Aktuale Më shumë

Incident në Adën e Bunës: G.V goditet me makinë, arrestohet M.B (50) nga Serbia

Prej tvteuta16:51, 26 Shtator 2022

Një person me inicialet G.V (38 vjeç) nga Podgorica ka mbetur i plagosur rëndë pasi në Adën e Bunës  është goditur nga një automjet që drejtohej nga personi me inicialet M.B, ( 50), shtetas i Serbisë me banim në Podgoricë, njoftojnë nga Drejtoria e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur një orë pas mesnate, natën e së shtunës dhe të dielës, në grykëderdhjen e Bunës pranë lokalit “Dom Kulture”. Sipas informacione paraprake, personi i lënduar është shtruar në Qendrën Spitalore në Podgoricë dhe është në rrezik për jetën. Po sipas burimeve të njëjta, drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe akuzohet për vepër të rëndë kundër sigurisë publike. Dyshohet se ngjarjes i ka paraprirë një debat në lokal, por do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë shkaqet e vërteta.

  • 1

    Radio