In memoriam Dr. Rexhep (Mustafë) Spuzha- Doajeni i mjekësisë shqiptare
Prej tvteuta09:13, 8 Qershor 2019
Sot , më 7 qershor ndërroji jetë Dr. Rexhep Spuzha. Mjekë i dalluar, pediatër.
I lindur më 1947 në Ulqin. Shkollën e mesme për infermieri e mbaron në Cetinë (1965). Ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe në të njëjtin i ka mbaruar studimet më 1970.
Nga viti 1972 ka punuar si mjek i praktikës së përgjithshme në ambulancat: Ulqin, Katërkollë, Ostros dhe Sutomore.
Në periudhën nga viti 1973 derri 1975 ka qenë shef i shërbimit të mjekësisë së përgjithshme në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin.
Nga viti 1975 punon në repartin për fëmijë në Spitalin rajonal në Tivar dhe në atë repart ka filluar specializimin nga pediatria. Specializimin e ka vazhduar në Institutin për mbrojtjen shëndetësore të nënës dhe fëmijës në Beograd. Specializimin e ka mbaruar më 1979 në Institutin e përmendur.
Pa ndërprerë punon si mjek reparti – pediatër në repartin e fëmijëve në Spitalin e Tivarit deri në pension.
Ishte nxënësi i pediatrit të famshëm Prim.Dr. Vrshka.
Dr. Rexhep Spuzha gjithmonë ka qenë në disponim për të vizituar fëmijtë në Ulqin. Edhe në ditët e pensionit ishte shpresa e prindërve për një kujdes dhe shiqim të mirë për fëmijtë e tyre.
Mjekë i mirë, i përkushtuar betimit të Hipokratit, asnjëherë nuk i ka thënë jo askuj.
Ka qenë i dashuruar në vendlindje. Ka dhënë kontribut të veçant në formimin e opinionit për rindërtimin e Xhamisë së Detarve në Ranë.
Vdekja e papritur e Dr. Rexhepit është humbje për familjartë e tij, por edhe për të gjithë qytetin e Ulqinit si edhe vendeve ku ai ka punuar gjatë shërbimit mjekësor më tepër se 45 vjetë.
Do të më lejohet si edhe unë personalisht të shpreh emocionet e mia. Me Rexhepin kemi qenë së bashku në Shkollën për infermieri në Cetin, mandej në studimet e Mjekësisë në Beograd dhe tërë këto vite duke punuar nëpër Ulqin dhe Tivar.
Rexhepin e kam pasur më tepër se koleg, ka qenë shoku im prej fëmijërie deri në ditët e sotme.
Dr. Rexhep Spuzha ishte njëri i fjalës, këmbënguls, asnjëherë nuk e uli krytin askuj.
Nuk ka dashtur funksione, vetëm e ka interesue mjekësia.
Edhe largimi i tij në ditën e Xhumasë e vërteton faktin se do ta gjej rrugën e parajsit-xhenetit.
Dr.Rexhep Spuzha i takon elitës së mjekëve të Tivarit dhe Ulqinit.