Kulturë Më shumë

Ilmira Lika ndër 21 “Zonjat që bëjnë shqiptarinë”

Prej tvteuta16:20, 13 Dhjetor 2019

“Zonjat qe bejnë Shqiptarinë” , ideuar  nga shoqata Albanian Excellence, te cilen e kryeson Flora Nikolla, është  një projekt për të nderuar gratë e shquara që janë një zë i fuqishëm në ndërtimin e së ardhmes. Titulli,  “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “, është një vlerësim për gratë shqiptare kudo qe janë dhe të cilat nderohen për vokacionin  e tyre, iniciativat  e tyre, rritjen profesionale, punën e madhe në të mire të profesionit që prezantojnë dhe komunitetit ku jetojne. Në mesin e 21 zonjave me titullin Zonjat që bëjnë Shqiptarinë u emërua edhe Ilmira Lika, drejtoresha e Televizionit Teuta, nje grua dhe nënë e përkushtuar, femer me guxim dhe perkushtim ne kariere, ne e gjitha fushat ku ka vepruar. Ajo mbi te gjitha thekson se moto e jetes eshte ruajtja e vlerave njerezore dhe e identitetit kombëtar shqiptar. Në mesin e zonjave të cilat u dekoruan me këtë çmim ishte edhe politikanja e shquar nga Republika e Kosoves, Edita Tahiri, gazetarja Flora Masurica Durmishi, drejtoresha e spitalit të Durrësit, Nadire Jani, si dhe shume zonja te tjera nga Shqiperia, Kosova, Evropa dhe SHBA-te.

  • 1

    Radio