Ilir Meta dekoron kryeministrin Gjukanoviq
Prej tvteuta10:14, 12 Korrik 2016
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, do të qëndrojë sot për vizitë në Mal të Zi, me çrast do tu drejtohet edhe deputetëve në Kuvend. Meta do të takohet me homologun e tij Darko Pajoviq, presidentin Filip Vujanoviq, si dhe kryeministrin Millo Gjukanoviq.
Siç është njoftuar nga kabineti i kryeministrit , Ilir Meta me këtë rast do të dekorojë Gjukanoviq me “Urdhërin e flamurit kombëtar”, një ndër nderet më të larta të shtetit shqiptar.