Sociale Më shumë

Ilaçet tani vetëm në farmacitë shtetërore

Prej tvteuta12:51, 1 Dhjetor 2015

Nga data 26 nëntor ilaçet nuk mund të merren më në farmacitë private, sepse hyri në fuqi vendimi i Këshillit Drejtues të Fondit për Sigurim Shëndetësor për shkëputjen e njëanshme të kontratave me to.

Në Ulqin ishin katër farmaci private tek të cilat prej 9 marsit qytetarët kishin mundësinë të merrnin ilaçe me recetë. Në listë ndodheshin 537 ilaçe të cilët rimbursoheshin nga Fondi i shëndetësisë, por tani ato mund të merren vetëm në farmacitë e kompanisë shtetërore “Montefarm”.

Shefi i zyrës së Fondit në Ulqin Skender Elezaga, deklaroi për Televizionin Teuta se qytetarët do të jenë ata që do të pësojnë më së shumti nga ky vendim, por se është optimist që do të vazhdohet me kontratat e nënshkruara.

Edhe në farmacitë private të cilat kishin kontrata të nënshkruara me Fondin e Shëndetësisë janë të revoltuar me situatën e krijuar. Siç u shpreh farmacistja e diplmuar Mehrixhana Llazorja, ata kanë bërë investime që të hyjnë në program dhe të plotësojnë kriteret e parapara, por gjithsesi pasojat më të rënda do ti vuajn qytetarët. Mali i Zi është i vetmi shtet në rajon ku ilaçet e marra me recetë në farmacitë private nuk rimbursohen nga Fondi i shëndetësisë.

  • 1

    Radio