Ilace me recetë edhe në katër barnatore private në Ulqin
Prej tvteuta11:38, 11 Mars 2015
Prej 9 marsit qytetarët e komunës së Ulqinit me recetë mund të marrin barna në katër farmaci private.
Në listën e re ndodhen 537 ilaçe që do të subvencionohen nga Fondi i shëndetësisë.
Farmacistja e diplomuar Mehrixhana Dervishi Llazorja shprehet që nga dita e parë qytetarët kanë treguar interesim të konsiderueshëm për marrjen e ilaçeve me recetë,por shton që në fillim kanë hasur me probleme të konektimit në rrjetë pasi që akoma sistemi nuk ka funksionuar si duhet.
Barnatorja Tea Medika Panacea po ashtu është një ndër barnatoret private ku munden qytetarët tanë të marrin ilaçe me receta.Përveç këtyre barnatoreve pa receta ilaçet mund të merren edhe në barnatoren Lijek përballë komunës
Barnatoret ku mund te merren ilacet:
Barnatorja “Pharmalife” në qendër
Barnatorja “Pharmalife” në Ranë
Barnatorja “Tea Medika Panacea
Barnatorja “Lijek”