Aktuale Më shumë

Iga Swiatek triumfon në “French Open”

Prej tvteuta17:14, 5 Qershor 2022

Iga Swiatek ka qenë e pandalshme këtë vit, dhe fitoi grand slamin e dytë në karrierë për ta vërtetuar këtë.

Tenistja polake fitoi “French Open” për herë të dytë të shtunën, pasi mposhti Coco Gauffin 2:0 në sete (6:1, 6:3), duke vazhduar rekordin prej 35 ndeshjeve radhazi pa humbje.

Swiateku e barazoi rekordin e Venus Williamsit që kishte po ashtu 35 ndeshje radhazi pa humbje në vitin 2000.

“Dy vjet më parë, kur e fitova këtë titull ishte diçka e jashtëzakonshme. Nuk e prisja ta bëja prapë”, ka thënë 21-vjeçarja pas triumfit.

  • 1

    Radio