Iftar për 2.000 persona në Plazh të Vogël
Prej tvteuta13:21, 20 Maj 2019
Këtë të shtunë, iftari në Ulqin nuk ishte vetëm një ceremoni e zakontë religjioze nëpër shtëpi private apo restorane. Organizata joqeveritare “Amaneti” me ndihmën e donatorëve dhe vullnetarëve të shumtë, arriti që të shtrojë një iftar për 2.000 persona në Plazh të Vogël.
Kjo arritje e madhe tregoi se Ulqinit dhe qytetarëve të tij nuk u mungon solidariteti dhe dëshira e mirë, sidomos në raste të veçanta.
Në këtë iftar , përveç qytetarëve të thjeshtë, ishin prezent edhe përfaqësues të politikës, njerëz të artit dhe kulturës së qytetit.