Identifikohen vrasësit e policit. Kërkoheshin edhe në Shqipëri

Prej tvteuta16:28, 16 Dhjetor 2019

Policia e Malit të Zi ka arritur të identifikojë 3 personat e përfshirë në vrasjen e policit Millutin Lekoviq në Igallo. Sipas njoftimeve , bëhet fjalë për shtetas të Shqipërisë, Luan Hasanaj, 43 vjeç, Lulzim Hasanaj 49, dhe Nure Hasanaj, 67 vjeç, të cilët duket se janë në lidhje familjare. Personi që qëlloi në drejtim të policit gjatë kohës që po transportohej në polici, mendohet të jetë Luan Hasanaj, i cili edhe u plagos pas shkëmbimit të zjarrit me policinë. Dy vëllezërit kërkohen edhe nga policia e Shqipërisë, pasi mbi to rëndojnë akuzat e vrasjes, tentativës për vrasje dhe armbajtje pa leje.

  • 1

    Radio