Aktuale Më shumë

Identifikohen 13 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, 10 të mitur

Prej tvteuta13:45, 30 Korrik 2022

Ekipi për identifikimin formal të viktimave të trafikimit me qenie njerëzore i Ministrisë së Punëve të Brendshme që nga fillimi i vitit ka identifikuar 13 viktima, prej të cilave 10 janë të mitur, ka bërë të ditur shefja e Departamentit për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, Tijana Shukoviq.

“Nga ky numër, tri femra janë identifikuar si viktima të shfrytëzimit seksual, ndërsa 10 persona janë të mitur, dhe format e shfrytëzimit të këtyre personave janë martesa ilegale dhe lypja e detyruar”, tha Shukoviq.

“Dënimi për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore, për formën bazë, është nga 1 deri në 10 vjet burg. Nëse vepra penale është kryer ndaj të miturve, dënimi është minimalisht tre vjet, deri në maksimum 20 vjet burgim. Nëse vepra është kryer në mënyrë të organizuar dhe nëse ka pasur të vdekur, dënimi minimal është 10 vjet burg, maksimumi është 20”, ka shpjeguar Shukoviq.

  • 1

    Radio