Kulturë Më shumë

IDEA DHURON LIBRA

Prej tvteuta00:24, 8 Mars 2015

Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim – IDEA nga Ulqini, ditën e mërkurë  për nder të festës se 7 marsit ditës së mësuesit, vizitoi shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Ostros, Krajë.
Ky është viti i dytë radhazi që Instituti IDEA për nder të kësaj feste dhuron libra nëpër shkollat fillore në komunën e Ulqinit.
Këtë vit bordi drejtues i Institutit IDEA vendosi që të dhuroj sasi të librave për të gjithë mësuesit dhe arsimtarët e Shkollës Fillore“Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Ostros duke përfshirë edhe 4 paralelet e saja të ndara në fshatrat përreth,  në shenjë respekti të veçantë për veprën, punën e tyre të palodhur dhe fisnike në misionin e mëkimit të dijës dhe fanarit ndriçues të vlerave qytetare, në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

  • 1

    Radio