Aktuale Më shumë

Ibrahimi: Mali i Zi ka pasur mjaft përfitime nga programi i nënshtetësisë ekonomike

Prej tvteuta17:15, 18 Janar 2023

Programi i nënshtetësisë ekonomike i ka sjellur mjat përfitime financiare buxhetit të Malit të Zi dhe në ditën e përfundimit të këtij programi, janë duke u realizuar 16 projekte në fushën e turizmit dhe një në fushën e bujqësisë, tha Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Financave, Agron Ibrahimi.

Vlera e projekteve është gati 450 milionë euro dhe Mali i Zi së shpejti do t’i dorëzojë administratës së Brukselit një propozim të ri për projektin e shtetësisë ekonomike.

“Është një investim i përgjithshëm prej 444.2 milionë euro, me kapacitet prej 2764 njësi akomoduese të klasit të lartë. Këto janë biznes planet e investitorëve, sipas të cilave planifikojnë të hapin 1847 vende të reja pune”, ka thënë Ibrahimi. Dhjetë nga gjithsej 16 projekte janë në pjesën veriore të Malit të Zi – një në Zhabljak dhe nëntë në Kolashin.

Siç tha Ibrahimi, vlera e planifikuar e atyre investimeve është 133.3 milionë euro dhe do të hapen 882 vende të reja pune.

  • 1

    Radio