Sociale

Sociale Më shumë

“iAct” e perfundoj me sukses kampin veror për lidership

Prej tvteuta30 June 2017

Perfundoj me sukses  Kampi veror për lidership i organizuar nga OJQ “Unë veproj” (IACT), në bashkëpunim me organizatën LEAP4Change nga SHBA. Në ambientet e Biblotekës së Ulqinit rreth 15 pjesëmarrës nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova kanë mesuan më tepër mbi  fazat e krijimit të një ekipi, komunikimit të efektshëm, strategjisë së  lidershipit, menaxhimit të ekipeve virtuale dhe multikulturore, teknikave të vendim-marrjes, vlerësimit të  nevojave të komunitetit, mbledhjen e fondeve, dizenjimin e projekteve dhe menaxhimin e tyre, kështu shprehet drejtoresha e iAct Drita Llolla. Llola shtoj se ky eshte hapi i parë pasi një ritakim pritet te organizohet në muajin shtator. Bibloteka e Ulqinit ishte partnere në këtë projekt , udhëheqësja e Biblotekes, Ardita Rama shprehet për Televizionin Teuta se kendi për të rinjë është gjithmonë i hapur për bashkëpunime të tilla. Për të gjithë të rinjtë të cilët u trajnuan  u ndanë edhe çrtifikatat.