Hyrje falas në Parqet nacionale
Prej tvteuta20 May 2017

Me rastin e datave të rëndësishme ekologjike, Ditës botërore të biodiverzitet dhe Ditës evropiane të parqeve, me 22 dhe 24 maj vizitorët do të kenë hyrje falas në Parqet nacionale të Durmitorit, Liqenit të Shkodrës, Llovqenit, Biogradska gorës dhe Bjeshkëve të Nemura, njoftohet nga ndërmarrja publike Parqet nacionale. Nga ky institucion u bëjnë thirrje të apasionuarve pas natyrës që të shfrytëzojnë këtë aksion dhe të vizitojnë bukuritë që ofron Mali i Zi.