Politikë Më shumë

Hyrja në NATO do të ketë më shumë anë pozitive

Prej tvteuta13:49, 24 Maj 2017

Mali i Zi pritet të jetë anëtarja e rradhës e NATO-s, duke e ngjitur numrin e përgjithshëm të vendeve antare në 29. Në skenën politike të Malit të Zi mendimet për anët pozitive dhe negative të këtij antarsimi janë të ndara, ashtu si edh në atë të Ulqinit. Këshilltarët e Kuvendit Komunal nga ana e pozitës, shprehin sigurinë se benefitet e antarsimit në NATO janë të shumfishta, si në anën politike ashtu edhe në ato ekonomike.

Nga opozita janë më të rezervuar në këtë drejtim. Andrija Qetkoviq nga Partia Socialiste Popullore, tha për televizionin Teuta se personalisht nuk mendon se Mali i Zi ka nevojë për të hyrë në NATO, por megjithatë ndikime pozitive sipas tij do të ketë, sidomos në sigurinë për investimet e huaja. Këshilltari i Forcës Asllan Llunji dhe ai i Perpsektivës Kadri Sinani, janë të mendimit se nga hyrja në NATO Mali i ZI mund të ketë vetëm përfitime, si në sferën e sigurisë, ashtu edhe në tërheqjen e investitorëve dhe turistëve nga vendet e tjera, çka do të ndikojë në përmirsimin e ekonomisë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio