Hulumtimi: Dy të tretat e të rinjve në Mal të Zi jetojnë me prindër. Vetëm një e treta voton

Prej tvteuta15:41, 8 Shkurt 2020

Sipas hulumtimit të kryer nga Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut, dy të tretat e të rinjve në Mal të Zi akoma jetojnë me prinderit e tyre, edhe pse 40% punon dhe fiton në mënyrë të pavarur. Të  rinjtë si problemet kryesore me të cilët përballet shoqëria kanë theksuar papunësinë dhe problemet ekonomike, përcjellur nga korrupsioni dhe kriminaliteti në shoqëri. Ata po ashtu nuk janë të kënaqur me qëndrimin dhe kujdesin e organeve shtetërore ndaj të rinjve. Për çudi, të rinjtë e subjekteve politike të cilët veprojnë si këshilltarë në kuvendet komunale, gjegjësisht 35% e tyre, kanë mendim se shteti tregon kujdes të duhur ndaj të rinjve. Shqetësim përbën fakti se 1/3 e të rinjve duan të largohen nga vendi kurse  vetëm 20% e tyre kanë treguar dëshirë të qendrojnë. Gati gjysma akoma nuk kanë vendosur në këtë drejtim. Karakteristikë tjetër është se vetëm 1/3 e të rinjve voton rregullisht në zgjedhjet parlamentare.

  • 1

    Radio