Hoxhiq për karantinën në Zogaj: Në krye të Trupit koordinues ndodhet Markoviq
Prej tvteuta29 February 2020

Kryetari i Këshillt Komunal të Socialdemokratëve në Ulqin, Qazim Hoxhiq, tha për TV Teuta se ato si këshill komunal janë kundër vendosjes së karantinës për sëmundjen e koronavirusit, jo vetëm në Ulqin, por gjithë bregdetin e Malit të Zi, pasi pasojat për turizmin do të ishin të mëdha. Ai shtoi se anashkalimi i pushtetit lokal nga ministri Hrapoviq gjatë vizitës së tij në Ulqin disa ditë më parë, ishte gabim protokolar por sa i përket vendndodhjes së karantinës, kjo është vendim i Trupit koordinues për menaxhimin e situatës, në krye të cilit ndodhet vetë kryeministri Markoviq.