Hoxhiq: Në fokus promovimi i turizmit brenda vendit
Prej tvteuta11:03, 2 Maj 2020

Turizmi është në periudhën e vet më të vështirë. Si një ndër sektorët kryesor të Malit të Zi, vitet e kaluara ky sektor ka kontribuar dukshëm në të hyrat buxhetore të vendit. Por, me paraqitjen e krizës së koronavirusit pritet që ky sektor të ketë rënie drastike. Nga Ministria e Turizmit e Malit të Zi thonë se pa hapjen e kufijve turizmi në vend do të jetë i cunguar dhe se planifikojnë promovimin e turizmit mbrenda vendit. Nëse hapen kufijtë sezoni kryesor mund të spostohet në muajin shtator dhe kjo mund të shfrytëzohet në dobi të turizmit të vendit.
Qazim Hoxhiq, drejtor i Drejtorisë për promovimin e destinacioneve turistike, fton të gjithë që kanë materiale promovuese për turizmin që ti drejtohen atij personalisht ose ministrisë, por dhe Organizatës turistike nacionale në mënyrë që ata të shfrytëzohen për promovimin e turizmit vendas.