Hoxhiq: Mundësi e mirë për të dezinfektuar Port Milenën
Prej tvteuta11 March 2017
Aksioni i hedhjes së topabe prej balte të pasuruar me mikroorganizma të dobishëm për pastrimin e Port Milenës, është hapi i parë drejt eliminimit të vrimës më të madhe të zezë ekologjike në Mal të Zi – shprehet drejtori i OJQ-së “Hapi i gjelbërt” Xhelal Hoxhiq. “Me këtë aksion për herë të parë jemi duke provuar ndikimin i këtyre topave prej balte në eliminimin e materieve të dëmshme dhe llymit. Në qoftë se kjo tregohet efektive atëherë do të përpiqemi që aksione të tilla të jenë sa më të shpeshtë që është e mundur”, tha Hoxhiq.