Politikë Më shumë

Hoxhiq: Kemi dyfishuar numrin e votave

Prej tvteuta18:56, 6 Shkurt 2018

Kryetari i Këshillit Komunal i Socialdemokratëve në Ulqin, Qazim Hoxhiq, tha për televizionin Teuta se kjo parti ka arritur rezultat senzacional në zgjedhjet lokale, duke dyfishuar numrin e votave në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Ai falenderoi votuesit për përkrahjen dhe besimin, dhe siguroi se kjo parti do të vazhdojë tu qendorjë besnike parimeve të veta politike. Në lidhje me pjesmarrjen eventuale  në qeverisjen lokale, Hoxhiq tha se ky subjekt pa asnjë dyshim do të jetë pjesë e pushtetit të ardhshëm në Ulqin.

  • 1

    Radio