Kulturë Më shumë

Hoxha: Ndërtesa e ish kino sallës së shpejti në funksion

Prej tvteuta15:12, 18 Maj 2019

Drejtori i Qendrës për Kulturë në Ulqin , Musa Hoxha, tha për TV Teuta se pastrimi i ish kinosallës së shkatërruar nuk bëhet vetëm për arye estetike por ekzistojnë plane konkrete që ajo të vendoset në funksion. Ai shtoi se për këtë nevojitet një punë e konsiderueshme , sidomos kur bëhet fjalë për pajisjet teknike, por shprehu besimin se me anë të sponzorëve do të arrihet qëllimi. Sipas drejtorit Hoxha, planet imediate parashohin perdorimin e kësaj ndërtese si kinema verore, kurse për të ardhmen do të shpallet thirja për projektin ideor në mënyrë që të arrihet tek zgjidhja më e mirë.

  • 1

    Radio