Sociale Më shumë

Hoxha: Kërkojmë rritje të buxhetit për kulturën

Prej tvteuta16:39, 8 Dhjetor 2018

Me projekt buxhetin e vitit 2019, për Qendrën për Kulturë janë parashikuar 200.000 euro, çka nga përfaqësuesit e këtij institucioni është konsideruar e pamjaftueshme për funksionimin normal të institucionit. Drejtori Musa Hoxha, tha për TV Teuta se mjetet e parashikuara nuk mjaftojnë as për rrogat e të punësuarëve, kurse për organizime kulturore as që bëhet fjalë. Problem tjetër paraqet edhe fakti se edhe detyrimet e parapara me buxhet nuk shlyhen . Ai bëri thirrje që mjetet e ndara për kulturë të rriten, përndryshe funskionimi i këtij institucioni bëhet i pamundur.

  • 1

    Radio