Hotelet duhet te rinovohen nga kompanite boterore me tradite ne zhvillimin e turizmit
Prej tvteuta22:13, 24 Prill 2019
Deputeti
I Forces Genci Nimanbegu ne oren e kryeministrit ka perseritur pyetjen e tij
lidhur me privatizimet e hoteleve Galeb dhe Lido si dhe per lokalitetin Suka,
ish hoteli Jadran. Ai pyeti se cka ka në plan Qeveria e MZ të
ndërmarrë me privatizimet e dështuara të hoteleve në komunën e Ulqinit, si
privatizimi i hotelit Galeb (i cili u rrëzua para 11 viteve), privatizimi i
hotelit Lido (i cili u rrëzua para 6 viteve), si dhe për lokalitetin Suka (ish
hoteli Jadran) për të cilin u nënshkrua kontrata qe nga viti 1999/2000 ?
Nimanbegu tha se pret që ligji të zbardh këto
privatizime të dështuara, shkëputja e këtyre kontratave duhet të jetë prioritet
për Qeverinë e MZ në formë që të plotësohen kushtet për rindërtimin e hotele në
këto lokacione.
Kryeministri Markoviq, duke u pergjigjurne pyetje tha se zhvillimin e Ulqinit e sheh te rendesishem per zhvillimin e tere Malit te Zi dhe seshpejti ai duhet te ze vend ne maje pernga shkalla e zhvillimit. Markoviq per mosrealizimin e ketyre privatizimeve thekson se pengesat me te medha ishin tek pushteti local I cili ishte mjaft inert ndaj rekomandimeve te Qeverise, sidomos kur jane ne pyetje sjellja e planeve urbanistike, pastaj rregullimi i ceshtjes se PortMilenes si dhe rregullimi I ceshtjes banesore per ish banoret e lokalitetit Suka.
Nenkryetari Nimanbegu tha se qellimisht e ka perseritur kete pyetje, sepse ajo ka nevoje qe te zgjidhet sa me pare nga instancat me te larta, dhe potencoi që rindërtimi i hoteleve duhet të bëhet nga kompanitë e njohura botërore të cilat kanë traditë në zhvillimin e turizmit, jo sepse dëshiroj unë, por sepse ulqinakët këtë e meritojnë, perfundoi Nimanbegu.