Aktuale Më shumë

Hollaj: Vjeshta koha kur fillojnë virozat, apel për vaksinimin me vaksinën anti grip

Prej tvteuta12:10, 5 Nëntor 2022

Nëse mendoni se dimri është stina me rrezikun më të lartë për t’u prekur nga gjendjet virale, gaboheni rëndë.
Në të vërtetë është vjeshta koha kur fillojnë virozat.
Kjo për faktin se rënia e menjëhershme e temperaturave shpesh na zë në befasi, duke i rritur kështu shanset për t’u prekur nga virozat e stinës.
Në të shumtën e rasteve virozat kalojnë vetë pa pasur nevojë për mjekime, por rrallëherë ndodh që ndërlikimet që vijnë prej tyre dhe që nuk trajtohen në kohë mund të jenë edhe fatale.
Nisur nga kjo, për të mësuar se si është situata aktuale shëndetësore në komunën e Ulqinit por edhe se sa është e përgatitur Shtëpija e Shëndetit të përballët me një fluks të pritshëm të pacientëve, folëm me drejtoreshën e këtij institucioni doktoreshë Sadijr Hollaj.
“Për fat të mirë në këtë institucion kemi një stafë shumë të përgatitur për tu përballuar me sfidat e ndryshme të cilat na paraqiten, dhe vlenë të ceket se nuk kemi munges të stafit mjekësor. Deri më tani nuk kemi pasur një fluks të pacientëve të prekur nga virozat, kjo edhe për arsye të temperaturave të larta që e kanë karakterizuar këtë periudhë, por nuk do të thotë se në ditit në vazhdim me rënien e temperaturave nuk do të përballemi me një gjë të tillë.”, u shpreh Hollaj.
“Karateristikë e kësaj periudhe është dhënia e vaksinës anti grip, njoftoj qytetarët se kemi një numër të konsiderueshëm të vaksinave dhe i ftoj që paraqiten tek mjeku i tyre i zgjedhur”, shtoj Holli.
Virozat sezonale zakonisht zgjasin 1-2 javë dhe nuk shoqërohen me komplikacione shëndetësore.
Ajo që duhet të kemi parasyshë është se ssnjëherë nuk duhet të marrim medikamente me inciativën tonë pasi mund të kenë efektin e kundërt në organizëm e për pasojë shkaktojnë dëme të mëtejshme.
Nëse papritur keni temperaturë të lartë apo vështirësi në frymëmarrje, drejtohuni menjëherë për konsultë te mjeku specialist.

  • 1

    Radio