I hiqet liria udhëheqësit të firmës nga Nikshiqi Z.M
Prej tvteuta15 October 2015
Në shembjen e objektit në Pinjesh dje humbi jetën tragjikisht 37 vjeçari Mirosllav Gllushica, ndërkaq një tjetër person u lëndua rëndë, por është jashtë rrezikut për jetën. Udhëheqësit të firmës nga Nikshiqi Z.M që ju besua shembja e objektit është hequr liria, dhe ndodhet në paraburgim,ndërkohë që pritet të merret në pyetje nga prokurori. Rezultatet e obduksionit nuk kanë dalë ende, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar. Rikujtojmë që pas shtat orëve të qëndrimit nën pllakat e betonit në ndërtesën shtat katëshe në Pinjesh me angazhimin e njësive speciale të nxirret trupi i pajetë i punëtorit 37 vjeçar nga Nikshiqi Mirosllav Gllushica. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës dy të paditës kurë drejtoria për punë inspektuese ishte duke kryer prishjen e objektit në fjalë. Ishte angazhuar një firmë nga Nikshiqi për shembjen e saj, por si duket kjo ditë ishte fatale për punëtorin nga Nikshiqi i cili ishte i ngarkuar me punë për prishjen e këtij objekti. Prokurori shtetëror Faruk Resulbegu i deklaroi televizionit tonë se hetimet do të vazhdojnë, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, ndërkohë që është angazhuar eksperti për mbrojtje në punë. Ndërtesa shumëkatëshe është pronë e biznesmenit nga Ulqini Mujo Rexha.