Heshtja zgjedhore fillon në mesnatë
Prej tvteuta07:58, 17 Mars 2023

Heshtja zgjedhore para zgjedhjeve për President të Malit të Zi, të cilat do të mbahen të dielën, do të fillojë në mesnatë.
Në zgjedhje do të marrin pjesë liderët e Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviq, Andrija Mandiq i Demokracisë së Re Serbe, Aleksa Beçiq i Demokratëve dhe Goran Daniloviç i Malit të Zi të Bashkuar.
Kandidatët për president të vendit janë një nga liderët e Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviq, deputetja e Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq Stankoviq dhe influencuesi Jovan Raduloviq.
Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 542.154 qytetarë. Më së shumti votues ka në Podgoricë – 143.608, dhe më pak në Shavnik – 1.777.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.
Zgjedhjet presidenciale të 19 marsit do të jenë të katërtat që nga rivendosja e pavarësisë dhe të tetat që nga futja e sistemit shumëpartiak.