Aktuale Më shumë

Hendboll, Barcelona mbron titullin në Champions

Prej tvteuta15:49, 20 Qershor 2022

Barcelona është klubi i parë që ka arritur të triumfojë për dy sezone radhazi në finalet e turneut të Ligës së Kampionëve në hendboll. Barça triumfoi të dielën në finale kundër ekipit nga Polonia, Vive Kielce pas penalltive me shifrat 4:3, ndeshje që u luajt në Koeln.

Koha e rregullt e ndeshjes, përfundoi me rezultatin 28:28. Ndërsa, edhe pas dy vazhdimeve nga pesë minuta nuk pati fitues pasi rezultati ishte 32:32. Dueli ishte super dramatik, me ekipin polak që shënoi gol në sekondën e fundit për t’i siguruar vazhdimet. Portieri Gonzalo Perez de Vargas ishte faktori vendimtar, i cili realizoi priti penalltinë e fundit të Kielces, ndërsa të gjithë lojtarët e Barçës ishin të saktë.

Ai e priti penalltinë e bashkëlojtarit të tij te Spanja, Alex Dujshebaevit. Te Barcelona më efikasi ishte Aleix Gomez me nëntë gola të shënuar, i përcjellë nga Dika Mem me pesë sosh. Te Kielce, Dujshebaev pati katër gola. Për Barçën, ky është titulli i 11-të në Champions.

  • 1

    Radio