TURIZËM Më shumë

Haxhibeti: Ulqini është qyteti më bukur i dekoruar në bregdet

Prej tvteuta16:57, 22 Dhjetor 2017

Sipas drejtorit të Organizatës Turistike të Ulqinit, Fuad Haxhibetit, për festat e Vitit të Ri në qytet pritet fluks i turistëve, kryesisht nga vendet e rajonit. “Në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit kemi organizuar një manifestim tre-ditore për qytetarët tanë dhe për të gjithë ata që do të vizitojnë Ulqinin gjatë festave të Vitit të Ri”, tha Haxhibeti për televizionin Teuta.

Programi i pasur argëtues fillon në Plazh të Vogël më 30 dhjetor, kur në skenë do të dalin  DJ dhe muzikantë nga Ulqini, më 31 dhjetor do të mbahen koncertet e grupeve Trio Gusht dhe Fisnikët, ndërsa ditën parë të vitit të ri 2018 të pranishmit do ti argëtojë Indira nga grupi Colonia. Dekorimi i qytetit ka përfunduar dhe Haxhibeti është i kënaqur me reagimet e qytetarëve për pamjen e qytetit  me rastin e festave të fundvitit. “Kemi punuar zellshëm për dekorimin e rrugëve dhe platosë në Plazh të Vogël, kemi sjellur Babadimrin më të madh ndonjëherë, dhe unë besoj se Ulqini këtë vit do të jetë qyteti më i  zbukuruar në bregdetin e Malit të Zi,” përfundoi Haxhibeti.

  • 1

    Radio